Lidhje

DASH këmbëngul për lirimin e diplomatit amerikan nga Pakistani


DASH këmbëngul për lirimin e diplomatit amerikan nga Pakistani
DASH këmbëngul për lirimin e diplomatit amerikan nga Pakistani

Departamenti i Shtetit ka insistuar se një punonjës i konsullatës amerikane i ndaluar në Pakistan, që media thotë se është punonjës i CIA-s, ka imunitet diplomatik dhe duhet të lirohet.

Media amerikane citoi zyrtarë të paidentifikuar të kenë thënë se Raymond Davis është kontraktor për CIA-n.

Media thotë se i ishte kërkuar nga zyrtarë amerikanë të mos njoftonin rreth kësaj ngjarje me shqetësimin se informacioni mund ta vinte atë në rrezik. Lajmet e publikuara dje dhe sot thonë se kjo kërkesë është tërhequr.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit P.J. Crowley tha dje se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sigurinë e zotit Davis dhe besojnë se ai ka vepruar për të mbrojtur veten kur qëlloi për vdekje dy pakistanezë në Lahore.

XS
SM
MD
LG