Lidhje

DASH paralajmëron shtetasit amerikanë të jenë shumë vigjilentë mbas vdekjes së Bin Ladenit

  • Zëri Amerikës

DASH paralajmëron shtetasit amerikanë të jenë shumë vigjilentë mbas vdekjes së Bin Ladenit

DASH paralajmëron shtetasit amerikanë të jenë shumë vigjilentë mbas vdekjes së Bin Ladenit

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që jetojnë jashtë vendit ose që udhëtojnë të jenë shumë vigjilentë mbas vdekjes së Bin Ladenit.

Në një njoftim sigurie për udhëtimet anembanë botës së shtetasve amerikanë thuhej se vrasja e Osama Bin Ladenit mund të shkaktojë një “dhunë anti amerikane” në disa rajone.

Në këtë njoftim thuhej gjithashtu se nëse qytetarët amerikanë gjenden në zona të tilla, ata duhet të kufizojnë daljet nga shtëpitë apo hotelet, dhe t’u shmangen mitingjeve apo grumbullimeve masive.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër të lidhur po me vrasjen e Osama bin-Ladenit, tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara u rrit ndjeshëm sot. Në minutat e para të hapjes së këtij tregu, në kompaninë e Dow Jones-it u vu re një rritje prej 0.4%, ndërsa S&P 500 nisi me një rritje 0.3%. NASDAQ-u arriti deri në 0.2%.

Një rritje u vu re dhe në tregjet e aksioneve në mbarë botën. Rritje u shënuan edhe në kompanitë e aksioneve në Paris dhe Frankfurt. Në Azi, tregu i aksioneve u rrit deri në 1.6%.

XS
SM
MD
LG