Lidhje

DASH: Prishtina ka bashkëpunuar me SHBA në masat kundër terrorizmit


DASH: Prishtina ka bashkëpunuar me SHBA në masat kundër terrorizmit
DASH: Prishtina ka bashkëpunuar me SHBA në masat kundër terrorizmit

Në raportin për Kosovën, Departamenti i Shtetit thotë se Prishtina ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në çështje që lidhen me terrorizmin dhe ka bërë përparim në miratimin e legjislacionit përkatës.

Njësia e Policisë Kundër Terrorizmit vazhdon të rrisë aftësitë për të kryer operacione kundër terrorizmit. Në shtator, me ndihmën teknike të qeverisë amerikane, thuhet në raport, Kosova miratoi një ligj gjithëpërfshirës kundër pastrimit të parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Ligji parashikon raportimin e çdo transaksioni mbi 10.000 euro si dhe të transaksioneve të dyshimta.

Megjithë kufizimet financiare, thotë raporti i Departamentit të Shtetit, qeveria e Kosovës ka zgjeruar përpjekjet për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë për çështjen e individëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme nëpër territorin e saj.

Vitin e kaluar, thuhet në raport, Prishtina bashkëpunoi ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të ekstraduar një shtetas të Kosovës i cili përballej me akuza që lidheshin me terrorizmin.

XS
SM
MD
LG