Lidhje

DASH reagon ndaj arrestimeve të fundit në Kosovë dhe Sërbi


Departamenti amerikan i Shtetit reagon ndaj arrestimeve të ditëve të fundit nga autoritetet e Kosovës dhe Sërbisë të shtetasve të njeri tjetrit. Departamenti i Shtetit shpreh shqetësimin lidhur me deklartat e disa zyrtarëve, të cilët kanë bërë tërthorazi kërcënime se arrestimet janë reciproke ose hakmarrëse. Si për të gjithë vëndet që aspirojnë të anëtarësohen në strukturat euro-atlantike, thekson Departamenti i Shtetit, ne presim si nga Serbia ashtu edhe Kosova të respektojnë shtetin ligjor dhe të mos bëjnë deklarata, apo të kryejnë veprime që shkaktojnë ngritjen e tensioneve.

Ne e kuptojmë, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Departamentit të Shtetit, se Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë ka ofruar të krijojë kushtet për dy shtetësinë në Kosovë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Shtetet e Bashkuara shpresojnë që qeveria e Kosovës, përfundon Departamenti i Shtetit, e cila ka shprehur gatishmërinë për ta pranuar një ndërmjetësim të tillë, dhe qeveria e Serbisë e pranojnë këtë ofertë sa më parë që të jetë e mundur.

XS
SM
MD
LG