Lidhje

DASH: Shqipëria punon aktivisht me SHBA dhe vende të tjera për të luftuar terrorizmin

  • Zëri Amerikës

DASH: Shqipëria punon aktivisht me SHBA dhe vende të tjera për të luftuar terrorizmin

DASH: Shqipëria punon aktivisht me SHBA dhe vende të tjera për të luftuar terrorizmin

Në një raport vjetor të publikuar dje nga Departamenti i Shtetit për luftën kundër terrorizmit në botë, thuhet se gjatë vitit 2009, Shqipëria premtoi të shtojë kontributin me trupa në Afganistan, ngriu llogaritë bankare të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe punoi në mënyrë aktive me Shtetet e Bashkuara e vende të tjera për të luftuar terrorizmin.

Shqipëria bëri përparim në aspektin e identifikimit të pikave të dobëta në kufijtë tokësorë dhe detarë por qeveria dhe policia vazhduan të përballen me sfida përsa i përket zbatimit të plotë të masave për sigurinë e kufirit si dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, thotë raporti i Departamentit të Shtetit.

Më 14 janar 2008, thuhet në raport, filloi gjyqi nën akuza penale kundër Hamzeh Abu Rayyan, administratori i dyshuar për financuesin e terrorizmit Yassin al-Kadi, i cili akuzohet se kishte fshehur fonde të përdorura për financim terrorizmi. Kjo shënoi gjyqin e parë që zhvillohej në Shqipëri për financim të terrorizmit. Gjyqi vazhdoi gjatë gjithë vitit 2009. Një padi civile e ngritur nga al-Kadi për të zhbllokuar asetet e tij u hodh poshtë dhe u ngrit disa herë në gjykatë. Tani rasti pret të gjykohet në gjykatën e Tiranës.

Më 12 dhjetor 2009, thuhet në raport, në Durrës u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua për nxitje dhe propagandim në publik të akteve terroriste. Sipas akuzës, ai kishte bërë thirrje për xhihad në forumin AlbSelafi.net në internet. Më parë, ai ka qenë marrë si i dyshuar lidhur me vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar Salih Tivari, në janar 2003. Gjykata e Durrësit vendosi që Kristo të mbahej i ndaluar në pritje të gjykimit.

Deri në tetor të vitit të kaluar Ministria e Financave njoftoi se mbante të ngrira asetet e 6 individëve dhe 14 fondacioneve e kompanive që janë në listën e rezolutës 1267 të Këshillit të Sigurimit. Gjatë vitit 2009 nuk pati ngrirje asetesh të tjera në bazë të ligjit shqiptar për Bllokimin e Aseteve që lidhen me financimin r terrorizmit. Megjithatë, thuhet në raport, efektiviteti i qeverisë shqiptare në këtë aspekt u minua nga mungesa e një infrastrukture për përpunimin e të dhënave dhe nga aftësia e pamjaftueshme për t’i ndjekur dhe menaxhuar si duhet raste të tilla.

XS
SM
MD
LG