Lidhje

DASH: Trafiku i qënieve njerëzore


Departamenti i Shtetit botoi sot raportin vjetor për trafikun e qënieve njerëzore. Si Shqipëria edhe Kosova bëjnë pjesë në grupin e dytë, ku klasifikohen vendet, qeveritë e të cilave nuk i përmbushin plotësisht standartet minimale për luftimin e këtij trafiku, por që bëjnë përpjekje të mëdha drejt përmbushjes së tyre.

Sipas raportit, si Shqipëria edhe Kosova, janë vende burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar.

Në Shqipëri, femra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në vende të tjera të Evropës. Grupe kriminale rekrutojnë femra duke u ofruar punësim si kamariere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, si në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Në Kosovë, thotë raportin, është shtuar numri i vajzave 14 – 17 vjeçare që shfrytëzohen për qëllime seksuale në shtëpi private, klube nate, apo qendra masazhesh. Trafikantët i mashtrojnë ato duke u ofruar punë si kamariere, këngëtare ose kërcimtare në restorante dhe i shfrytëzojnë më pas për qëllime seksuale në aprtamente private.

Si qeveria e Shqipërisë, ashtu edhe ajo e Kosovës, thotë raporti, nuk i plotësojnë standartet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore por, po bëjnë përpjekje të mëdha drejt plotësimit të tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG