Lidhje

DASH vlerëson me nota pozitive respektimin e lirisë së fesë në Shqipëri dhe Kosovë

  • Isabela Cocoli

DASH vlerëson me nota pozitive respektimin e lirisë së fesë në Shqipëri dhe Kosovë

DASH vlerëson me nota pozitive respektimin e lirisë së fesë në Shqipëri dhe Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi dje raportin për lirinë e fesë nëpër botë, në të cilin Irani, Koreja e Veriut dhe aleatja e Shteteve të Bashkuara, Arabia Saudite, kategorizohen si vendet me shkeljet më të rënda të të drejtave fetare. Një numër vendesh vlerësohen për tolerancën dhe mbrojtjen e fesë, mes tyre Shqipëria dhe Kosova.

Raporti vjetor për lirinë e fesë nëpër botë i kërkohet Departamentit të Shtetit në bazë të një akti të Kongresit të vitit 1998 dhe vendet që shelin lirinë e fesë mund të bëhen objekt i sanksioneve ameriane. Por Departamenti i Shtetit thotë se qëllimi nuk është ndëshkimi i tyre por përmirësimi i praktikave në këtë aspket të rëndësishëm të të drejtave të njeriut.

Në një konferencë shtypi me rastin e publikimit të raportit, sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton e cilësoi lirinë fetare të drejtë themelore të të njeriut dhe element thelbësot të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

"Me këtë raport ne nuk synojmë të gjykojmë vendet e tjera apo ta paraqesim veten si një shembull të përsosur të respektimit të lirisë së fesë. Por Shtetet e Bashkuara janë të preokupuara për lirinë fetare, ne kemi punuar me këmbëngulke për respektimi ne lirsë së fesë, ne duam ta shikojmë atë të respektohet në gjithë botën dhe ne duam të ngremë zërin në mbrojtje të burrave dhe grave të guximshme nëpër botë që me kurajo dhe guxim kanë praktikuar besimet e tyre pa marrë parasysh dhunën dhe ndëshkimet”.

Për Shqipërinë raporti vë në dukje se përgjithësisht qeveria respekton praktikimin e lirisë së fesë. Për periudhën në shqyrtim nuk ka patur njoftime për shkelje të lirisë së fesë në aspektin social apo diskriminim bazuar në përkatësinë, besimin apo prakitimin e fesë.

Megjithëse me ligj, Shqipëria është një vend laik, kushtetuta e Shqipërisë thuhet në raport mbron lirinë e fesë dhe ligje të tjera kanë krijuar kushtet për praktikim lirisht të saj. Qytetarët kanë të drejtë të hedhin në gjyq qeverinë për shkeljen e lirive fetare.

Megjithëse raporti flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qendrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndyshme, ai vë në dukje se pak përparim është bërë lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare. Qeveria ka trajtuar kërkesat e të katër grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë rregjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara thuhet në raport e ka diskutuar lirinë e fesë me qeverinë shqiptare në kuadër të politikës së saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, si dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës angazhojnë shpesh udhëheqës fetarë, zyrtarë të qeverisë dhe pjestarë të shoqërisë cilive në takime, diskutime, aktivitete të ndryshme me rastin e festave, në kuadrin e mbështetjes së tyre për avancimin e mëtejshëm të tolerancës fetare.
Për lirinë e fesë në Kosovë, raporti i Departamentit amerikan të Shtetit vë në dukje se kushtetuta e vendit mbron lirinë fetare dhe ligjet e tjera dhe politikat mbështesin përgjithësisht praktikimin lirisht të fesë. Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ndryshime për sa i përket respektimit të lirisë së fesë për periudhën që mbulon raporti.

Dhuna shorërore ndaj fesë dhe tensionet mes komuniteteve etnike kanë rënë në një farë mase pas krijimit në bazë të Planit Ahtisari të komunave me shumicë serbe. Megjithëse diskriminimi shoqëror dhe dhuna, në rastet kur kanë ndodhur, duket se kanë qënë përgjithësisht të motivuara etnikisht, lidhja e ngushtë me etnisë dhe fesë e ka bërë të vështirë të përcaktohet nëse ato e kanë patur burimin në armiqësitë etnike apo fetare.

Përgjithësisht, qeveria e Kosovës respekton praktikimin e lirë të ferë, thuhet në raport, dhe nuk ka bërë ndryshime lidhur me respektimin e lirive fetare gjatë periudhës që përfshin raporti. Megjithatë, në raport vihen në dukje ankesat e komunitetit protestant për dikriminim nga autoretet qendore dhe komunale. Ky komunitet thekson se nuk është lejuar të ndërkojë kishin e tij protestane në Deçan dhe as të ketë varrezat e tij atje dhe gjetkë. Shpesh protestantët varrosen në varrezat a myslimanëve dhe shërbesat funble për ta kryehen nga klerikë myslimanë. Në raport theksohen gjithashtu disa raste sulmesh dhe shkatërimesh ndaj objekteve fetare dhe varrezave të ortodokëse serbe.

Raporti vë gjithashtu në dukje rastet e përjashtimit nga shkolla të nxënëseve që kanë vënë shami koke dhe mosmarjen në punë të mësueseve që gjithashtu mbajnë shami.

Qeveria e Shteteve të Bashkura e ka diskutuar lirinë e fesë me qeverinë dhe përfaqësuesit fetarë të Kosëvs në kuadrin e politkës së saj për mbrojten e të drejtave të njeriut. Qeveria amerikane, vë në dukej raporti, ka ndërhurë në raste të veçanta për të siguruar se institucionet fetare të Kishës Ortodokëse Serbe dhe objektet e tashëgimisë kulturore të lidhur me të jenë të mbrojtura.

Diplomatët amerianë kanë bashkëpunua me personalin ushtarak amerikan të KFOR-it për të mbrojtur objektet fetare në teritorin që është nën përgjegjësinë e tyre dhe kanë mbështetur përpjekjet për rikonstruksionin e kishave të dëmtuara ose të vandalizuara, thuhet në raport. Përfaqësuesit e qeverisë amerikane, përfundon raporti i Departamentit të Shtetit për Kosovën, kanë ndërhyrë për të mbrojtur integritetin e zonës së Deçanit dhe puna vazhdon në shtatë projekte rikonstruksioni të financuara me grante të qeverisë amerikane si pjesë e përpjekjeve të UNESCO-s për ruajtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të vendit.

XS
SM
MD
LG