Lidhje

Daul: U arrit të rivendoset funksionimi i demokracisë me rikthimin e opozitës

  • Armand Mero

Në Tiranë, Joseph Daul drejtuesi i grupimit të popullorëve të së djathtës, më i madhi në Parlamentin Europian, tha sot se përpjekja e tij dhe e drejtuesit së grupit të majtë Martin Schulz për zgjidhjen e ngërçit politik, arriti të rivendosë funksionimin e demokracisë me rikthimin e plotë të opozitës në parlament. Por ai saktësoi se Parlamenti Europian nuk mund t'i diktojë ligjin shqiptarëve. Këto komente ai i bëri pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha sipas të cilit bisedimet në Strasburg dhe Bruksel kishin qenë një sukses i cili çoi edhe në votimin thuajse unanim dje të rezolutës për Shqipërinë në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian theksoi kryeministri.

XS
SM
MD
LG