Lidhje

SHBA humbet legjendën e xhazit Dave Brubeck


Kompozitori dhe pianisti amerikan i xhazit, Dave Brubeck, vdiq një ditë para ditëlindjes së tij të 92-të.

Menaxheri i tij tha se muzikanti vdiq nga zemra dje në mëngjes, duke shkuar për tek kardeologu.

Brubeck është njohur si legjendë e xhazit për më shumë se 60 vjet. Ai formoi kuartetin Dave Brubeck pas Luftës së Dytë botërore me bandën e parë të xhazit me anëtarë nga raca të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Shumë njerëz besojnë se kënga "Blue Rondo A La Turk" nga albumi i vitit 1959 të kuartetit, Time Out, solli një epokë të re në muzikën xhaz. Ajo ishte një nga disa hitet e këtij albumi.

Brubeck fitoi shumë çmime dhe vazhdoi të lunate muzikë deri në vitet e fundit të jetës së tij.
XS
SM
MD
LG