Lidhje

David Beckham largohet nga futbolli


Sportisti 38 vjeçar e filloi karrierën kur ishte vetëm 14 vjeç, me skuadrën “Manchester United” dhe luajti për herë të parë me skuadrën kombëtare në vitin 1996

Njëri prej futbollistëve më të njohur dhe më të dashur për sportdashësit në mbarë botën, David Beckham, po largohet nga futbolli, në moshën 38-vjeçare.

Pasi luajti në 6 sezone me skuadrën amerikane “Galaxy” të Los Anxhelosit, ish-kapiteni i skuadrës së Anglisë, këtë sezon luajti me skuadrën franceze Paris Saint-Germain, ku ai fitoi titullin kampion në një vend të katërt.

Bekham po ashtu ka fituar kampionate kur ishte me skuadrën e tij të viteteve të djalërisë, Manchester United, me “Real Madridin” e Spanjës dhe me “Galaxyn” e Los Anxhelsit me të cilën ai fitoi dy tituj kampion. Mesfushori Backham mban rekordin si lojtari anglez që ka luajtur në më tepër ndeshje ndërkombëtare, gjithsej 115.

Ai e filloi karrierën si sportist profesionist kur ishte vetëm 14 vjeç, me skuadrën “Manchester United” dhe luajti për herë të parë me skuadrën kombëtare në vitin 1996, kur ishte 21 vjeç.
XS
SM
MD
LG