Lidhje

Ekspozita rreth David Bowie-t


Një ekspozitë e re në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut tregon punën e David Bowie-t. Është një koleksion prej 300 sendesh nga arkivi i tij që përfshin 70 mijë dhe qëllimi i ekspozitës është t’i përgjigjet një pyetjeje thelbësore rreth këtij artisti që ka ndryshuar vazhdimisht.

Ekspozita quhet “David Bowie Is...” (“David Bowie është...”) Dhe ka një arsye për këtë emër. Gjatë karrierës 46-vjeçare të interpretuesit jokonformist, përkufizimi i David Bowie-t ka qenë një lojë e pafund në media dhe kulturën popullore. Këngëtar, kërcimtar, aktor, provokator – ekspozita përpiqet të portretizojë gjithçka që ai ishte.
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:47 0:00
Direct link
Bashkë-organizatori i ekspozitës Geoffrey Marsh thotë se ka shumë admirues të Bowie-t, por jo vetëm ata, edhe të tjerë që nuk mund të quhen tamam admirues, por që janë të intriguar nga ndikimi i tij. Në ekspozitë gjenden kostume që ai i përdori për identitetet e tij të ndryshme:

“Gjenden kostume origjinale të Ziggy Stardust, kostumi Pierrot që përdori për videon e këngës “Ashes to Ashes.” Ka kostume dukësh të bardhë, pallton si flamuri i Mbretërisë së Bashkuar për të cilën Davidi punoi me Alexander McQueen në ‘96-‘97 e cila ishte në foton e albumit të tij “Earthling.Mendoj se kategoria tjetër e sendeve që janë veçanërisht interesante janë tekstet origjinale të 17 këngëve që janë pjesë e ekspozitës, prej qindra këngëve që ai ka shkruar. Këngë si “Five Years,” “Life on Mars,” – dhe shumë e shumë të tjera të mirënjohura.

Mbi të gjitha, ekspozita përmban vizatime të Bowiet, skica , fletë përmbledhëse me idetë për albumet e tij, vizatimet për kostume dhe materiale të tjera që tregon sasinë e punës që lipsej për krijimin jo vetëm të identiteteve të ndryshme që ai përqafoi gjatë viteve. Siç thekson zoti Marsh, “David Bowie “ ka qenë gjithmonë një shpikje.

“Shumë njerëz thonë që e kanë takuar ose intervistuar David Bowien. Thelbi është se David Bowie nuk ekziston. Personi që lindi më 8 janar të vitit 1947 quhet David Robert Jones. David Bowie është, si të thuash, një trillim.”

Ai trillim ka frymëzuar mbështetës, ka armiqësuar kritikët, dhe për shumë kohë, ka çuditur mediat. Kush ishte ky njeri i veshur me kostume të çuditshme dhe me makiazh të rënduar? Dhe si mund ta përshkruash muzikën e tij – rock and roll apo disko, apo diçka tërësisht ndryshe? E gjithë kjo çoroditje, thotë Geoffrey Marsh, ishte në shërbim të filozofisë së përgjithshme të Bowie-t.

“Mendoj se mesazhi i tij kryesor për njerëzit ishte “mos më ndiqni.” Mendo se çfarë lloj personi dëshiron të bëhesh dhe bëhu, sepse ajo është një gjë që mund të jetë unike në jetën tuaj.”

Vizitorëve të ekspozitës u janë dhënë kufje me një sistem GPS që i kontrollon lëvizjet në muze.

“Ka një muzikë në sfond në ekspozitë. Mund të gjendeni në një ambjent brenda ekspozitës për shembull dhe kur i afrohesh vendit rreth këngës Space Oddity, ajo këngë fillon të luhet dhe kur i largoheni, ajo këngë ndalon së luajturi. Ajo që ne donim të arrinim ishte që tregonim se si punon një artist, nga i marrin idetë e tyre, dhe se si i realizojnë ato me imagjinatën e tyre.”

Ekspozita “David Bowie Is...” nga Torontoja ku ishte e hapur deri para disa ditësh do të shkojë tani në Chicago dhe prej andej do të hapet në Sao Paolo, Brazil dhe më pas rikthehet në Evropë.
XS
SM
MD
LG