Lidhje

Artistët shqiptarë koncert simfonik me kolegen nga Parisi


Artistët shqiptarë dhanë këtë fund-javë një koncert të veçantë simfonik. Protagonistja kryesore ishte violinistja shqiptare nga Parisi, Matilda Daiu.

Kompozitori i njohur David Tukiqi dirigjoi kompozimet e veta kushtuar historisë së Shqipërisë nga legjenda e Rozafës, deri në rrëzimin e diktaturave.

Pjesët simfonike të kompozuara plot frymëzim dhe të dirigjuara nga vetë maestro Tukiqi përmbanin tema legjendare e historike si Rozafa, Skënderbeu, emigrimet, pushtimet, luftërat për liri, dhe mbijetesa nga diktaturat.

Koncert simfonik në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:56 0:00

Kompozimet simfonike u interpretuan me pasion nga orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhe nga violinistja e njohur Matilda Daiu, e cila jeton e punon në Francë prej 15 vitesh, por erdhi nga Parisi enkas për këtë koncert, megjithë tronditjen që i shkaktuan aktet terroriste.

Solistja Matilda Daiu tha se e pranoi ftesën për koncertin e Tiranës me pjesën Rozafa të Tukiqit dhe studioi fort, megjithëse e tronditur nga vrasjet në Paris, ku edhe jeton prej vitesh. Asgjë më mirë se motivi i Rozafës nuk do t'i shkonte më mirë nuk do t'i shkonte gjendjes së saj shpirtërore.

Ajo thotë se muzika dhe violina janë mjetet më të mira për të tejkaluar dhunën e e pashembullt që terroristët shpërthyen në një tjetër sallë koncertesh në Bataklar të Parisit.

Artistët pohuan se pjesët simfonike dhanë mesazhet e qëndresës dhe krenarisë kombëtare të popullit shqiptar. Ata vlerësoi orkestrën dhe solisten e violinës për profesionalizmin dhe përkushtimin e veçantë gjatë interpretimit.

XS
SM
MD
LG