Lidhje

Davutoglu, kryeministri i ardhshëm i Turqisë


Në Turqi, partia në fuqi AK zgjodhi ministrin e jashtëm Ahmet Davutoglu, në postin e kryeministrit të ardhshëm.

Partia AK e shpalli zgjedhjen e tij sot. Përpara kësaj, pritej gjerësisht që zoti Davutoglu ta merrte këtë post, si favorit kryesor i presidentit të sapozgjedhur Rexhep Tajip Erdogan.

Z. Erdogan ka qenë kryeministër gjatë nëntë viteve të fundit dhe pritet të fillojë detyrën si president më 28 gusht.

Para se të bëhej ministër i jashtëm, 55-vjeçari Davutoglu ka qenë këshilltar i zotit Erdogan për politikën e jashtme. Ai është akademik dhe flet rrjedhshëm disa gjuhë.

Pas njoftimit, zoti Davutoglu tha se lufta e partisë së tij "për të drejtat dhe demokracinë" nuk do të kufizohet nga "vite apo shekuj."

Trego komentet

XS
SM
MD
LG