Lidhje

Debat publik për studimin mjedisor të linjës së energjisë Shqipëri-Kosovë

  • Pëllumb Sulo
  • Shkodër
  • Zëri Amerikës

Debat publik për studimin mjedisor të linjës së energjisë Shqipëri-Kosovë

Debat publik për studimin mjedisor të linjës së energjisë Shqipëri-Kosovë

Debati publik, i zhvilluar në Shkodër, lidhet me ndikimet e pritshme në mjedis nga ndërtimi i linjës së re 400 kë të trasmetimit të energjisë Tiranë-Prishtinë.

Një grup ekspertësh kanë përgatitur tashmë studimin mjedisor i cili, sipas njërit prej tyre, Besim Islamit, mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Energjisë si dhe në Konentat Europiane për Mjedisin:

" Përsa i përket anës mjedisore, linja mbështetet plotësisht si në ligjet shqiptare, ashu edhe në direktivat europiane për ndikimin në mjedis. Për të bërët të mundur ndërtimin e shpejtë të linjës, për të kapërcyer zonat totalisht të vështira, për mbrojtjen e pyjeve dhe ndikimin minimal në habitat, projektuesit kanë parashikuar edhe përdorimin e helikopterëve, që do të bëjnë trasportin e grupeve të ndërtimit dhe montimit, transportin e materialeve dhe paisjeve, transportin e shtyllave dhe montimin e tyre. Pra është një teknologji e re që futet për herë të parë në Shqipëri."

Për përfaqësuesit vendor të zonave përnga do të kalojë linja 400 kë., në studimin mjedisor nuk përcaktohen qartazi zonat nga pritet të kalojë kjo linjë, largësia e saj nga banesat, zonat që do të shpyllëzohen si dhe rrugët që do të dëmtohen gjatë punimeve.

Edhe për përfaqësuesen e shoqatës mjedisore EDEN, Anisa Xhitoni, studimi mjedisor nuk përcakton qartazi ndikimet që do të ketë në mjedis ndërtimi i kësaj linje. Ajo thotë:

"Jam shumë e kënaqur që kanë nisur debate të tilla publike në Shqipëri duke respektuar ligjin dhe konventen Ahrus. Pavarësisht kesaj, studimi ka një sërë mangësis: jo vetëm që është i paqartë ndikimi mbi jetën e banorëve dhe mjedisin kuë ata jetojnë, por merr për bazë një strategji të Shqipërisë në fushën e energjitikës, studim i cili është i vjetruar, pasi tashmë është duke u hartuar një strategji e re e energjisë. Gjithashtu nuk merr parasysh alternativa të tjera të trajektores nga ku kjo linjë do të kalojë."

Për drejtorin e Operatorit të Sistemit të Trasmetimit, Sokol Ramadanin, linja e re 400 kë. që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, është projektuar për të rritur shkallen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike për të dy vendet, duke pasur një ndikim minimal në mjedis.

" Ndërtimi i linjave me Podgoricën dhe me Kosovën fuqizon mundësinë e importeve dhe eksporteve të energjisi dhe, njëherazi, rrit sigurinë e sistemit. Kjo linjë do të ndërtohet në pjesën malore, ku gjenden edhe katër linja ekzistuese trasmetimi. Të gjitha janë parashikuar që të mos kalojnë në zona të banuara dhe mund të jenë dy apo tre shtëpi që do të dëmtohen dhe shpronësohen." - thotë ai

Për të filluar punën për ndërtimin e linjës së re të trasmetimit 400 kë. Tiranë–Prishtinë, OST duhet të marrë më parë lejen mjedisore nga qeveria shqiptare. Kjo linjë, me gjatësi 242 km, 90 km në territorin e Kosovës, finacohet nga Banka gjermane KFV dhe kostoja e saj arrin në 72 milion euro.

XS
SM
MD
LG