Lidhje

Debate mbi ligjin francez për gjenocidin armen


Debate mbi ligjin francez për gjenocidin armen
Debate mbi ligjin francez për gjenocidin armen

Ligjvënësit francezë po i bëjnë thirrje gjykatës kushtetuese për të shqyrtuar dhe hedhur poshtë një ligj të ri që ndëshkon mohimin e genocidit armen.

Ligjvënësit nga Senati dhe Dhoma e Ulët e parlamentit të cilët kundërshtojnë ligjin e ri, e bënë sot ankimin në gjykatë, duke thënë se kishin mbledhur më shumë se 60 firmat e nevojshme për kërkesën e rishikimit.

Gjykata Kushtetuese e Francës pritet të marrë vendimin e saj brenda një muaji. Nëse zbulon se ligji është jokushtetues, legjislacioni do të hidhet poshtë.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e përshëndeti këtë zhvillimin.

Projekt-ligji, të cilin Senatit francez e miratoi javën e kaluar, e shpall krim mohimin se vrasjet masive të armenëve nga turqit afro 100 vjet më parë ishin gjenocid.

Sipas projekt-ligjit, kushdo që thotë se vrasjet e armenëve nga turqit otomanë nuk janë gjenocid përballet me një gjobë 60.000 dollarësh dhe deri në një vit në burg.

Armenia thotë se 1.5 milion armenë u vranë gjatë Luftës së Parë Botërore nga trupat e Perandorisë Osmane. Turqia thotë se armenë u vranë si pjesë e një lufte civile dhe thotë se numri i të vdekurve është i ekzagjeruar. Ankaraja thotë se vdekjet nuk përbëjnë gjenocid.

XS
SM
MD
LG