Lidhje

Debate në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për zgjedhjen e nënkryetarit të ri

  • Armand Mero

Në Shqipëri Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të shtyjë për mbledhjen e ardhshme zgjedhjen e nënkryetarit te ri. Për këtë post presidenti Bamir Topi propozoi sot kandidaturën e anëtarit Ilir Mustafaj, gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Propozimi i presidentit u parapri nga debate të shumta. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi si dhe dy anëtarë të KLD, kërkuan që nënkryetari të caktohej pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Shtetit, por ky propozim u rrëzua pasi u hodh në votë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG