Lidhje

Përsëri debate për qendrën islamike në Nju Jork


.
.
Për shumë amerikanë, kujtimet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork janë ende të gjalla. Një Qendër e re Botërore e Tregëtisë do të hapet së shpejti aty ku u shkatërrua e mëparshmja. Po ashtu ekziston një plan për ndërtimin e një qendre komuniteti myslimane dhe një xhamie aty pranë, megjithëse me përmasa më modeste krahasuar me atë të planifikuar më parë, që shkaktoi debate të ashpra.

Qendra e re Botërore e Tregëtisë po përfundon, 13 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit.

Po ashtu ekziston një plan për ndërtimin e një qendre myslimane me një muze dhe një xhami, shumë pranë vendit ku u shembën Kullat Binjake aty pranë. Megjithëse me përmasa më modeste krahasuar me atë të planifikuar më parë, edhe ky plan ka shkaktuar debate.

Projekti parashikon një ndërtesë trekatëshe me një xhami të vogë;, një qendër komuniteti dhe një muze kushtuar islamit.

Imam Talib Abdul Rashif, president i Këshillit të Udhëheqjes Islamike, thotë se projekti duhet të pasqyrojë gjithë historinë e islamizmit.

“Islami, si një nga tre traditat e Abrahamit, e dyta, një diskutim dhe një përshkrim të saktë të myslimanëve në Amerikë në përgjithësi dhe në Nju Jork në veçanti”.

Në vitin 2010, pati protesta të ashpra kundër planit fillestar, që parashikonte një xhami dhe qendër komuniteti 15 katëshe. Kundërshtarët, përfshirë të afërmit e të vrarëve në sulmet e 11 shtatorit, argumentuan se ishte mungesë ndjeshmërie që të ndërtohej një kompleks islamik kaq pranë vendit ku u rrëzuan kullat.

“Ne jemi të hapur ndaj lirisë fetare, por jo këtu”.
Plani origjinal, që titullohej Park 51, u anullua.
Por edhe plani i ri po përballet me kundërshtime, megjithëse detajet e tij nuk janë bërë të njohura.

Pamela Geller është presidente e Nismës Amerikane për Mbrojtjen e Lirisë.

“Ajo që na duhet është të flasim hapur për xhihadin dhe doktrinën xhihadiste. A do të analizojë ky muze një mijë e 400 vjetët e luftrave xhihadiste, marrjen e trojeve, asgjësimet kulturore dhe robërimet? Nuk ma merr mendja. Mendoj se do të jetë thjesht fasadë dhe se nuk është e përshtatshme për këtë vend. Duhet të shohim projektin”.

Një grup studentësh dhe profesorësh nga Kanadaja u informuan për planet nga një nga ndërtuesit.

Alexandra Bain, profesore e studimeve fetare beson se pasqyrimi i historisë së Islamit, është i rëndësishëm për komunitetin dhe botën.

“Myslimanët kanë qenë në Amerikë, që kur erdhën skllevërit. Ata ishin mes amerikanëve të parë dhe vazhdojnë të jenë një pjesë e rëndësishme e kulturës amerikane”.

Ndërtuesit nuk i kanë bërë të njohura plotësisht planet dhe as nga vijnë fondet. Por ata këmbëngulin se shumë shpejt ndërtesat e vjetra do të shemben dhe do të zëvendësohen me një strukturë të bukur përkushtuar fesë myslimane dhe artit dhe kulturës së saj.
XS
SM
MD
LG