Lidhje

Debate për Gjykatën për Krime lufte në Kosovë


Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë ende nuk kanë një qëndrim të qartë për krijimin e gjykatës së veçantë për krimet e luftës, përveç partisë Vetëvendosja, e cila thotë se do të kundërshtojë një vendim të tillë.

Themelimi i një gjykate të tillë, që do të trajtojë pretendimet për krime lufte të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vazhdon të jetë temë debati, në se gjykata duhet të miratohet nëpërmjet votimit në Parlamentin e Kosovës, apo nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ngritja e një gjykate të posaçme për Kosovën, do ta bëjë atë vendin e vetëm në rajon që do të përballet me një mekanizëm të tillë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG