Lidhje

Debate për përdorimin e gazit natyror si energji alternative

  • Zëri Amerikës

Drilling for natural gas

Drilling for natural gas

Gazi natyror zë 23% të burimeve energjitike në botë. Zyrtarët e energjisë thonë se pavarësisht kësaj shifre, në një të ardhme gazi natyror mund të tjekalojë naftën, në furnizimin me energji të fabrikave e uzinave si dhe në përdorimin si karburant për makinat. Kjo do të arrihet sipas tyre, falë mënyrave të reja të zbuluara në teknikat e shpimit për nxjerrjen e gazit natyror.

Lajmi i mirë është që bota ka rezerva të mëdha të gazit natyror. Lajmi i keq – i thënë nga disa konservatorë - është se nxjerrja e tij mund të jetë e dëmshme për ambjentin.

Gazi natyror digjet në mëmyrë më të pastër se nënproduktet e naftës, si diezeli dhe benzina dhe mbështetësit e tij besojnë se përdorimi i tij është një mundësi efikase për zëvendësimin e naftës, pasi është me kosto më të ulët dhe shkakton më pak ndotje nga gazet të dëmshme. Por Kevin Buk i organizatës “Clearview Energy Partners” thotë se gazi natyror nuk duhet parë si zëvendësues i karburanteve me bazë naftën.

“Arsyeja është se ekziston një varësi e madhe tek nafta anembanë botës, e cila nuk mund të pezullohet menjëherë. Është bërë më e vështirë dhe e shtrenjtë që të gjendet nafta në platformat tradicionale apo në cilësinë që ne jemi mësuar ta përdorim. Është më e lehtë të gjendet gaz natyror. Si rrjedhim, përdorimi i gazit natyror si energji alternative vazhdon të rritet. Por të pretendohet se ai është shpëtimtari i çështjeve të energjisë, është që të anashkalosh problemin.”

Ky mendim është një prej pengesave. Ndonëse ambjentalistët pranojnë se gazi natyror digjet më pastër se karburante e tjera, nxjerrja e tij nga nëntoka është një proces jo i pastër, thonë ata. Emili Wurth është me organizatën “Food and Water Watch”.

“Ka një numër problemesh për ndikimin që ka praktika e nxjerrjes së gazit tek cilësia e ajrit. Gjatë nxjerrjes së tij çlirohet metani, benzolit si dhe kimikate të tjera kancerogjene. Metani është i klasifikuar tek gazet e dëmshme të efektit serrë, dhe aktualisht është 21 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit. Ndonëse shumë njerëz mendojnë se procesi i nxjerrjes së gazit natyror mund të ndihmojë për të shmangur efektet serioze të ndryshimeve klimatike duke qënë më i pastër se benzina apo nafta, ne kemi shqetësime serioze se pikërisht procesi i nxjerrjes së tij mund të ndikojë tek ndryshimet klimatike”.

E quajtura nxjerrja e gazit në mënyrë hidralulike është tema e një filmi të kohëve të fundit, i cili ngre dyshimet se ky proces ka shkaktuar rrjedhje të metanit në një pus me ujë të pijshëm të një qytetari në Kolorado. Por Dan Whitten i Aleancës amerikane për Gazin Natyror e kundërshton një pretendim të tillë.

“Për autoritetet përkatëse të nxjerrjes së gazit në Kolorado, pretendimet në filmin “Gasland” ishin kaq skandaloze sa ata publikuan një deklaratë ku kundërshtoheshin pikë për pikë disa nga konkluzionet e filmit. Kanë qenë të pranishëm disa njerëz gjatë procesit hidraulik të nxjerrjes së gazit, si Lisa Xhekson drejtore e Agjencisë amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe përfqësues të tjerë qeveritarë - dhe të gjithë ata thanë se nuk ka prova që vetë procesi i nxjerrjes hidraulike të shkaktojë ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm”.

Zoti Whiten thotë se nuk mund të ketë përfitime nga industria e gazit natyror nëse shkaktohen probleme të ambjentit ose të sigurisë nga produktet e gazit. Ai thotë se kompanitë e gazit marrin masa gjithëpërfshirëse kur bëhen shpime për gazin natyror, të cilat realizohen në një sipërfaqe prej 1km e gjysëm përqark zonës ku kryhet kërkimi.

Bazuar tek metodat e reja të shpimit horizontal dhe nxjerrjes hidraulike të gazit Shtetet e Bashkuara ja kanë kaluar dhe Rusinë si prodhuesi më i madh i gazit në botë- ndonëse ky vend ka rezervat më të mëdha natyrore të tij. Por edhe vende të tjera kanë nisur të kuptojnë potencialin e tyre për prodhimin e gazit natyror, dhe kjo është shqetësuae për Emili Wurth.

“ Çështja është se tani kompanitë shumëkombëshe po kërkojnë me nxitim nëpër formacionet argjilore që mbajnë gaz natyror. E quajnë” ndryshim i lojës” dhe e cilësojnë si revolucioni i formacioneve argjilore të gazit.”

Përdorimi gazit natyror në shkallë botërore zë më shumë se 20% të energjisë së përgjithshme. Nafta dhe qymyri i gurit janë burimet parësore për energjinë, por shtimi i gazit natyror mund të ndryshojë këtë balancë, sidomos nëse shtohet numri i makinave që përdorin gazin natyror. Pakistani ka numrin më të madh të makinave që punojnë me gaz natyror të kompresuar, në këtë vend numërohen 2.7 milionë të tilla. Ndërsa në Shtete e Bashkuara ka rreth 110 mijë makina që punojnë me gaz natyror.

Por pavarësisht përfitimeve nga gazi natyror që vihen në dukje si kostoja e ulët, apo energjia e pastër, debati se sa do të zgjerohet përdorimi i tij ende vazhdon. Në fillim të këtij viti, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama kërkoi rekomandime se si të përmirësohet siguria dhe mosdëmtimi i ambjentit gjatë nxjerrjes hidraulike. Një raport përfundimtar i Departamentit amerikan të Energjisë pritet të publikohet në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG