Lidhje

Debate në parlament për votimet në Korçë

  • Armand Mero

Në Shqipëri parlamenti u përfshi sot në debate të gjata të nxitura nga opozita e cila po akuzon prej disa ditësh shumicën e majtë për blerje të votave gjatë zgjedhjeve të së dielës në Korcë për kreun e ri të Bashkisë së këtij qyteti. Reagimi i tyre pason pamjet filmike të transmetuara nga emisioni Fiks Fare në të cilat shihen studentë të cilët marrin 2 mijë lekë pasi kanë votuar. Socialistët janë shprehur se bëhet fjalë për anëtarë të FRESH-it të cilëve u janë paguar shpenzimet e rrugës nga Tirana. Kryeministri Edi Rama tha se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë verifikimin e cdo fakti.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG