Lidhje

Debati i republikanëve në Iowa


Debati i republikanëve në Iowa
Debati i republikanëve në Iowa

Kandidatët në garën për emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale patën mbrëmë një debat në shtetin e Iowas me ndikim në politikë, ku procesi kombëtar i emërimit fillon pas më pak se tre javësh.

Ish-guvernatori i Masachusetsit Mit Romni, i cili fillimisht kryesonte anketat u përqëndrua mbrëmë kryesisht tek Presidenti Obama. Ai e akuzoi presidentin se nuk e kupton siç duhet ekonominë amerikane.

Ndërsa kandidatë të tjerë e shfrytëzuan debatin dy-orësh për të kritikuar kandidatin Njut Gingriç, i cili tani kryeson në anketa. Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve i doli në mbrojtje akuzave se ai është një person i cili nuk mund të zgjidhet në votimet e përgjithshme.

XS
SM
MD
LG