Lidhje

Debati presidencial mes kandidatëve republikanë, çështjet e diskutuara


Debati presidencial mes kandidatëve republikanë, çështjet e diskutuara
Debati presidencial mes kandidatëve republikanë, çështjet e diskutuara

Tetë kandidatët republikanë për president zhvilluan mbrëmë një debat mbi programet sociale, çështjen e imigracionit dhe luftën në Afganistan, ndërkohë që gara për zgjedhjet paraprake për vitin 2012 vazhdon të intensifikohet.

Debati i djeshëm i organizuar nga rrjeti televiziv CNN dhe lëvizja Tea Party përbëhej nga pyetjet e votuesve konservatorë, aktivistëve të lëvizjes Tea Party që ishin të pranishëm në audiencë, pjesëmarrësve në internet dhe disa shteteve të ndryshme.

Kryesuesit e garës Rick Perry dhe Mitt Romney shumë shpejt u përplasën me njëri tjetrin mbi çështjen e sistemit të pensioneve. Ish-guvernatori i Masaçusetsit Romney kritikoi guvernatorin e Teksasit Rick Perry për komentet që ai kishte bërë më parë duke iu referua sigurimeve shoqërore si “Skema Piramidale” ose mashtrime. Rick Perry iu kundërpërgjigj atij...

Perri: “Ato janë quajtur skema piramidale nga shumë njerëz para meje”.
Romni: “Guvernator, termi skemë piramidale i frikëson të moshuarit. Sigurimi shoqëror është një program thelbësor ..”
Perri “Ju thatë se nëse njerëzit e bëjnë atë veprim në sektorin privat do të cilësohej vepër kriminale. Kjo është përmendur në librin tuaj”.

Guvernatori Perry ka zbutur qëndrimin e tij të mëparshëm, duke thënë se ai nuk do të eliminojë programin e pensioneve, por ai besonte se programi është konceptuar keq.

Të gjithë kandidatët republikanë ranë dakord se në mënyrë që ekonomia e dëmtuar e Shteteve të Bashkuara të marrë veten, shpenzimet qeveritare duhet të pakësohen:

Paul: “Ne duhet të bëjmë shkurtime në departamentin e arsimit, departamentin e energjisë dhe ne duhet t’i eliminojmë të gjitha këto departamente .”
Perri: “Njerëzit janë të lodhur nga shpenzimet e parave që ne nuk i kemi për programet që ne nuk i duam.”
Bachman: “Duhet të vendoset një kufi diku dhe t’i thuhet jo shpenzimeve që kanë dal jashtë kontrollit.”


Një anketë e organizuar nga CNN dhe ORC International Poll e publikuar dje ve në dukje se 30 për qind e votuesve republikanë preferojnë Rick Perrin. Mit Romni doli i dyti me 18 për qind mbështetje.

Por anketa ka gjetur se rreth tre të katërtat e votuesve duan më shumë një kandidat, i cili do të arrijë të fitojë ndaj presidentit demokrat Barack Obama, se sa një kandidat me të cilin ata janë dakord për çdo çështje. Dyzet e dy përqind e të anketuarve besojnë se Rick Perry është kandidati i duhur.

XS
SM
MD
LG