Lidhje

Debati i sotshëm Trump-Clinton mund të jetë një moment përcaktues


Mbrëmja e sotshme mund të shndërrohet në një moment përcaktues për fushatën presidenciale në SHBA.

Debati i parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump vlerësohet se do të ndiqet nga 100 milionë amerikanë, të cilët do të jenë në gjendje për herë të parë të peshojnë kandidatët në një skenë përballë njëri-tjetrit.

Debati do të jetë me tepër rëndësi për të dy kandidatët, të cilët do të ndiqen me vëmendje jo vetëm për gjërat që do të thonë, por edhe për mënyrat se si do t’i thonë.

Të dy kandidatët janë përgatitur intensivisht gjatë kësaj periudhe për debatin. Zonja Clinton mendohet se i ka kushtuar më shumë energji përgatitjes për debatin, duke u përballur madje me persona në rolin e zotit Trump. Ndërsa nga kampi i kandidatit republikan mësohet se puna e tij përgatitore ka qenë më pak intensive. Ai vetë madje shpotiti zonjën Clinton gjatë një tubimi në Pennsylvania se: “disa thonë se po përgatitet për debatin; të tjerë thonë se ajo po fle gjumë”.

Debati i parë televiziv presidencial u zhvillua në vitin 1960, ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, pesha e debatit televiziv presidencial ka qenë në rritje.

XS
SM
MD
LG