Lidhje

Del në treg albumi i ri i Tim McGraw me titull “Emotional Traffic”


Albumi më i ri i Tim McGraw me titull “Emotional Traffic” u hodh në treg mbas një beteje të gjatë ligjore mes këngëtarit dhe studios së regjistrimit. Në albumin e tij ai ka edhe një bashkëpunim me bashkëshorten e tij Faith Hill.

“Emotional Traffic” është albumi i 11 i Tim McGraw, i cili është realizuar nga kompania Curb Records. Këngëtari pati një sërë mosmarrëveshjesh ligjore me këtë kompani dhe ky album është bashkëpunimi i tyre i fundit, i cili erdhi mbas një beteje të gjatë ligjore.

Albumi “Emotional Traffic” është i pari në renditjen e muzikës kantri dhe i dyti në renditjen e përgjithshme Billboard. Albumi ka mes të tjerash edhe një bashkëpunim të këngëtarit me bashkëshorten e tij Faith Hill me titull “One part, two part”.

“One part, two part” është një këngë e regjistruar në vitin 1969 nga Clydie King, e cili është risjell nga çifti i muzikës kantri në albumin “Emotional Traffic”. Ky album do të promovohet në 8 koncerte që Tim dhe bashkëshortja e tij Faith Hill do të mbjanë në Australi. Më pas Tim do të nisë një turne me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Kenny Chedney. Koncerte e tyre nën titullin “Brothers of Sun” do të zhvillohen në 19 stadiume anembanë Amerikës.

XS
SM
MD
LG