Lidhje

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel për rinisjen e bisedimeve


Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel për rinisjen e bisedimeve
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel për rinisjen e bisedimeve

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel për të rifilluar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Bisedimet kishin ngecur për shkak të mospajtimeve rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Beogradi ngulte këmbë që kjo të bëhej nën Rezolutën 1244 të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa Prishtina kishte refuzuar një gjë të tillë.

Ndërmjetësuesit besojnë se mund të arrihet një kompromis, meqë të dyja palët kanë ndryshuar qëndrimet pas trysnisë diplomatike.

XS
SM
MD
LG