Lidhje

Dell: Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin ndërkombëtar

  • Zëri Amerikës

Dell: Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin ndërkombëtar

Dell: Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin ndërkombëtar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell reagoi ashpër ndaj refuzimit të krye parlamentarit Jakup Krasniqi për të kërkuar heqjen e imunitetit të disa deputetëve që janë nën hetime.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, ambasadori Dell tha se me këtë qëndrim, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, “ka zgjedhur të sfidojë komunitetin ndërkombëtar, të sfidojë miqtë më të mirë të Kosovës në emër të mbrojtjes së një apo dy miqve të tij”.

Ai tha se përderisa zoti Krasniqi “nuk dëshmon ndjenjë më të lartë të përgjegjesisë për të zgjidhur shumë probleme që ka pasur deri tash, do të jetë e pamundur për Shtetet e Bashkuara që të vazhdojnë të punojnë me të si partner”.

Sot, kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, paraqiti para anëtarëve të Kryesisë përgjigjen që i ka kthyer shefit të EULEX-it, Ksavier Bu dë Marnjak, i cili kërkonte heqjen e imunitetit të deputetëve nën hetime.

Zoti Krasniqi shkruan në letrën drejtuar shefit të EULEX-it se nuk është përgjegjësi e Parlamenti të merret me çështjen e imunitetit dhe se në bazë të Kushtetutës, qeveria mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për imunitetin e deputetëve.

Intervistën e plotë me ambasadorin Kristofer Dell, mund ta ndiqni nesër në emisionin tonë Ditari

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG