Lidhje

Dementia, një problem në rritje në gjithë botën


Në Britani, po mbahet një takim i nivelit të lartë i vendeve të Grupit të Tetëshes, për të diskutuar mbi rrugët e zgjidhjes së problemit të dementias. Kjo sëmundje është një nga sfidat shëndetësore më të kushtueshme të botës, duke pasur parasysh se 35.6 milionë vetë janë të prekur prej saj në gjithë globin. Por në vitin 2050, ky numër mund të arrijë në 115 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“My name is Katie. We got it. Yesterday we didn’t do so great, right?”

Për Katie Halloran sot është një ditë e mirë, sepse babai i saj ia mbajti mend emrin. Ajo nuk ka shumë që është diplomuar, por për katër vitet e fundit ka jetuar me të atin në Ilinoi, duke punuar ndërkohë si mësuese.

Katie është një nga 15 milionë personatm, që kanë një të afërm të sëmurë me dementia, përfshirë Alcaimerin dhe kujdesen për ta. Prindërit e saj janë të ndarë dhe Mike, që u prek nga sëmundja në të 50-at nuk kishte askënd tjetër që të kujdesej për të. Ai vuan nga një humbje e thellë kujtese dhe nuk mund të rrijë vetëm.

“Mendoj se në disa drejtime po sakrifikoj. Mendoj për miqtë e mi që mund të dalin kur të duan, ndërsa unë nëse dua të bëj dicka duhet të gjej dikë që të kujdeset për të, ose duhet ta planifikoj në një kohë kur vëllai vjen për vizitë nga universiteti”.

Familja përdor pensionin e Mike-ut dhe ndihmën sociale për të paguar për njerëz që kujdesen për të, kur e bija është në punë. Në mbrëmje, Katie vjen menjëherë në shtëpi. Ka pasur ditë të vështira kur ajo ka gjetur mobiljet të rrëzuara në shtëpi, dhe të atin të vetëm, të hutuar dhe të zhveshur. Edhe të shkosh të blesh ushqime është e vështirë:

“Me babanë tim, nuk mund thjesht të marrësh makinën dhe të ikësh. Duhet të sigurohesh që e ka veshur pallton, këpucët, që pantallonat i ka veshur”.

Për të është bërë e vështirë edhe të marrë pjesë në talkimet e një grupi mbështetjeje me njerëz që kanë një situatë të ngjashme me të. Programi që quhet “Pa Paralajmërim” është për pacientë që janë prekur nga Alcaimer dhe të afërmit e tyre dhe organizohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush. Punonjësja sociale e grupit, Susan Frick thotë se shumë nga të afërmit ndjehen të izoluar dhe të pafuqishëm.

“Shpesh ata tregojnë se si ka ndryshuar marrëdhënia e tyre me të sëmurin, sesi u duhet të bëhen prind për prindin e tyre. Kemi pasur biseda sidomos me vajzat që flasin për mundësinë e martesës dhe trishtimin që sjell fakti që prindi i tyre nuk është i angazhuar tek ceremonia, ashtu siç do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte Alcaimer”.

Problemet me të cilat përballen të afërmit që kujdesen për personat me dementia, janë aq të përhapura saqë Shoqata Amerikane e Alcaimerit ka ngritur një qendër telefonike dhe një faqe interneti për të ndihmuar. Zv/presidentja e kësaj shoqate për Shërbimet e Familjeve, Beth Kallmyer thotë se kostoja e kujdesit për të gjitha llojet e dementias nukd duhet të jetë një çështje vetëm për familjet, por diçka që prek edhe qeveritë.

“Ne flasim për këto çështje dhe përqendrohemi tek kostoja financiare dhe ky është një aspekt i rëndë edhe pa filluar të flasim për barrën emocionale. Por nëse ana financiare nuk na nxit për të rritur fondet, për të punuar drejt parandalimit dhe kërkimeve shkencore, nuk e di se çfarë tjetër do të ndihmonte në këtë drejtim”.

Familje si ajo e Katiet shpresojnë që takimi i Grupit të Tetëshes në Londër do të hedhë dritë mbi sfidat e atyre që kujdesen për të sëmurët. Kujdesi për ta llogaritet të kapë shumën 216.4 miliardë dollarë. Katie dhe familja e saj shqetësohen kur mendojnë se do t’i duhet që një ditë ta çojnë të atin në një azil për të sëmurë me dementia.

Për këtë sëmundje nuk ka kurë dhe pjesa më e madhe e studimeve është e përqendruar tek rrugët për ngadalësimin e saj. Qeveria britanike që po organizon konferencën, se megjithëse vëmedja më e madhe për dementian është përqendruar tek vendet e zhvilluara ku popullsia e moshuar është më e lartë, rreth 60 për qind e atyre që vuajnë prej saj jetojnë në vendet në zhvillim. Dhe me rritjen e moshës së popullsisë në vendet e tjera, trysnia tek shërbimet dhe buxhetet, do të rritet në mënyrë të pashmangshme.
XS
SM
MD
LG