Lidhje

Vdes ish-presidenti turk Demirel


Ish presidenti turk Suleyman Demirel, një nga udhëheqësit më të shquar të Turqisë në gjysmë shekullin e fundit, vdiq në moshën 90 vjeçare.

Mjekët në spitalin Guven të Ankarasë njoftuan sot vdekjen e zotit Demirel. Ai ishte duke u trajtuar nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Zoti Demirel erdhi në fuqi në vitet 1960 dhe shërbeu pesë mandate si kryeministër para se të bëhej president nga viti 1993 to 2000. Ai u rrëzua dy herë nga pushteti përmes një grushtit të shtetit – një herë në vitin 1971 dhe përsëri në vitin 1980. Por ai u kthye si kryeministër në vitin 1991 dhe kaloi në postin e presidentit dy vjet më vonë.

Zoti Demirel, i cili ishte me profesion inxhinier, njihej si një nga aleatët e fermerëve turq në një kohë kur vendi po transformohej nga një ekonomi agrare në një ekonomi më shumë industriale duke sjell standarte më të larta jetese për shumë turq. Ai kryesoi gjatë viteve kur vendi ishte i paralizuar nga dhuna dhe vështirësitë ekonomike.

XS
SM
MD
LG