Lidhje

Ligjvënësit demokratë dëshmojnë kundër kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm


Në një shprehje të pashembullt kundërshtimi, ligjvënësit demokratë afrikano-amerikanë dëshmuan të mërkurën kundër emërimit të kolegut të tyre, senatorit republikan, Jeff Sessions, i zgjedhur si kandidat nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Nëse konfirmohet, Senatorit Sessions do t'i duhet të luftojë për drejtësi për gratë, por e kaluara e tij tregon se ai nuk do ta bëjë një gjë tillë", tha senatori demokrat nga Nju Xhërsi, Cory Booker, duke folur në Komisionin Juridik për Senatin.

“Ai do të duhet të mbrojë të drejtat e barabarta për amerikanët homoseksualë dhe transgender, por historia e tij tregon se ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Atij do t'i duhet të mbrojë të drejtat e votës, por historia e tij tregon se ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë".

Sen. Cory Booker Testifies Against Sessions Nomination as Attorney General
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:34 0:00

Më pas, kongresmeni demokrat, John Lewis, një ikonë e lëvizje së të drejtave civile tha se Amerika ka bërë hapa përpara drejt barazisë dhe drejtësisë, "por nuk kemi arritur ende në atë pikë. Ne duhet të ecim përpara".

“Nuk ka rëndësi se si buzëqesh senatori Sessions, apo sa miqësor është ai. Ne na duhet dikush që të ngrejë zërin për ata që kanë nevojë për ndihmë. Na duket dikush në postin e Prokurorit të Përgjithshëm që do të kujdeset për të gjithë ne". tha kongresmeni Lewis.

Sen. Cory Booker, D-N.J., listens at left as Rep. John Lewis, D-Ga. testifies on Capitol Hill in Washington, Jan. 11, 2017, at the second day of a confirmation hearing for Attorney General-designate, Sen. Jeff Sessions, R-Ala., before the Senate Judiciary Committee.
Sen. Cory Booker, D-N.J., listens at left as Rep. John Lewis, D-Ga. testifies on Capitol Hill in Washington, Jan. 11, 2017, at the second day of a confirmation hearing for Attorney General-designate, Sen. Jeff Sessions, R-Ala., before the Senate Judiciary Committee.




Senatori republikan Tom Cotton e quajti në Twitter dëshminë e senatorit Booker "një shkelje të turpshme të traditës".

Senatori Booker e pranoi se ai po bie ndesh me traditën e senatit, por tha se "në zgjedhjen mes respektimit të normave të Senatit dhe zërit të ndërgjegjes së tij se çfarë është më e mira për vedin tonë, unë do të zgjedh gjithmonë ndërgjegjen dhe vendin".

XS
SM
MD
LG