Lidhje

Forum televiziv i kandidatëve demokratë


Këtu në Shtetet e Bashkuara, tre kandidatët për president të Partisë Demokrate morën pjesë në një forum televiziv. Ata u intervistuan veç e veç nga prezantuesja e televizionit MSNBC Rachel Maddow, në qytetin Rock Hill të Karolinës së Jugut.

Hillary Clinton, e cila kryeson garën e Partisë Demokrate, ishte e vetmja mes treshes demokrate, e cila mbështeti dënimin me vdekje për disa raste të veçanta.

Veç kësaj teme delikate, në intervista nuk pati komente që nxisin polemika, të cilat shpesh shoqërojnë debatet e kandidatëve presidencialë.

Ish-guvernatori i Merlilendit Martin O'Malley u përpoq ta fuqizonte pozicionin e tij, aktualisht në vend të tretë sipas anketave, duke vënë në pikëpyetje besnikërinë e kandidatit Sanders ndaj partisë.

Senatori i Vermontit Bernie Sanders është anëtar i Kongresit, si i pavarur, por që zakonisht mbështet demokratët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG