Lidhje

Demokracia demonstron në shkallët e Gjykatës së Lartë

  • Carolyn Presutti

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dëgjoi te henen ditën e parë të argumenteve mbi ligjin e reformës të kujdesit shëndetësor - ligj i përkrahur nga presidenti Obama që prek pothuajse çdo amerikan. Disa amerikanë donin t'u dëgjohej zëri para se brenda në gjykatë të flitej rreth tij.

Ju mund të thoni se kjo është ajo që përcakton amerikanët - liria për të shprehur opinionet e tyre.

- "Ne duam Obamacare!", shkruahet në parrulla - tjetri thotë se kjo është çështja më kritike e kohës sonë. Për te debatuar pa ndonjë kërcënim për ndëshkim edhe kur kritikon presidentin, shton një demonstrues dhe i drejtohet gazetarit:

-"Unë ju pyes sepse dua që të më ndihmoni. Mos tregtoni lirinë tuaj për sigurinë ekonomike" – dhe i thotë një demonstruesi që përpiqet t’i presë fjalën; - "A mund të pushoni?" - "Unë do flas sa të dua" – përgjigjet tjetri.

Gjithë ky dialog zhvillohet, ndërsa gjykatësit brenda ndërtesës dëgjojnë argumentet nëse ligji për reforma të kujdesit shëndetësor është kushtetues. Shqyrtimi i gjykatës së lartë do të thotë se të tri degët e qeverisë amerikane e peshojnë këtë ligjin. Së pari, Kongresi e miratoi atë. Pastaj, presidenti e nënshkroi . Tani, ligji është para Gjykatës së Lartë. Ligji kërkon që pothuajse çdo amerikan të blejë sigurim shëndetësor. Por edhe profesionistët e kujdesit shëndetësor janë në anë të kundërta.

Dr Michael Newman, përkrahës i ligjit:

"Unë dua që njerëzit të kenë mundësinë për të marrë kujdes shëndetësor"

Dr. KEN Campbell, mjek kundër ligjit:

"Sot sigurim i shëndetit. Po nesër, diktat? Obama do të na diktojë se çfarë makinë të blejmë apo çfarë lloj paste për të larë dhëmbët duhet të përdorim."

Këta amerikanë kanë ngritur kampin e tyre jashtë - mes shiut dhe erës që të premten në mëngjes - për të zënë një vend në sallën e gjyqit. Dy fëmijët e Kathie McClurit kanë probleme mjekësore. Dhe Ligji do t'i ndalojë kompanitë e sigurimit shëndetësor t'u mohojnë kujdes shëndetësor për shkak të gjendjes së tyre.

"Ndjehem e trishtuar që miliona amerikanë të tjerë nuk janë dakord me mua. Por jam krenare se ne jetojmë në një vend ku kemi një demokraci pjesëmarrëse."

Të tjerët kanë formuar një linjë për të qarkulluar brenda dhe jashtë sallës së gjyqit çdo tre minuta - janë amerikanë që duan të prekin pak histori.

Çfarë panë ishin gjykatësit duke diskutuar klauzolën e cila përcakton dënim me gjobë për amerikanët, të cilët nuk blejnë sigurim shëndetësor.

Gjykatësi i Lartë John Roberts:

"Pse duhet një kërkesë që është plotësisht pa efekt; Bleni sigurim shëndetësor, përndryshe...përndryshe, çfarë? Asgjë!"

Gjyqtarët do të dëgjojnë argumentet deri të mërkurën. Vendimi i tyre nuk pritet deri në mes të qershorit. Por është një vendim që do te afekton jo vetëm këta protestues, por të gjithë amerikanët për breza me radhë.

XS
SM
MD
LG