Lidhje

Demokracia e Re fiton zgjedhjet në Greqi


Partitë pro paketës së shpëtimit financiar të Greqisë fituan me rezultat të ngushtë shumicën në zgjedhjet parlamentare dje, pas zgjedhjeve të përgjithëshme të muajit maj që nuk arritën në formimin e qeverisë.

E majta radikale që luftoi për vendin e parë, e pranoi humbjen, pasi llogaritjet zyrtare treguan se partia konservatore Demokracia e Re fitoi 29.5 përqind të votave; e majta radikale Syriza 27.1 përqind dhe partia socialiste PASOK 12.3 përqind.

Udhëheqësi i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, tha se “populli grek votoi që Greqia të vazhdojë të qendrojë në strukturat evropiane dhe në eurozonë”.

Në Ushington, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se “Presidenti Obama dhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë theksuar se besojnë se është në interesin e të gjithëve që Greqia të mbetet në eurozonë, ndërkohë që do të respektojë edhe angazhimin e saj për reformat”.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka qënë një nga kontribuesit kryesorë të dy paketave të shpërtimit financiar të Greqisë prej disa miliarda dollarësh. Ministri gjerman i Financave, Volfganf Schaeuble tha se “nëse fitorja e Demokracisë së Re konfirmohet, Gjermania do ta konsideronte këtë rezultat si vendim të votuesve grekë për t’u angazhuar në zbarimin e reformave të thella ekonomike dhe financiare”.

Demokracia e Re ka premtuar të rinegociojë kushtet e paketës së masave shtrënguese ekonomike të Greqisë me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG