Lidhje

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të votojnë për një marrëveshjeje për taksat


Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të votojnë për një marrëveshjeje për taksat
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të votojnë për një marrëveshjeje për taksat

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thonë se nuk do të votojnë në favor të një marrëveshjeje për taksat që Presidenti Barak Obama ka arritur me Republikanët, nëse mbetet në formën aktuale.

Grupi i Demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve e hodhi poshtë sot propozimin, pasi shumë anëtarë të partisë u ankuan për klauzolën që e lejon shkurtimin e taksave edhe për amerikanët e pasur.

Marrëveshja, do të zgjaste afatin e uljes së taksave të kohës së ish-Presidentit Bush edhe për dy vjet dhe ndihmën sociale për të papunët për 13 muaj.

Para deklaratës së demokratëve, Presidenti Obama i tha një grupi këshilltarësh për tregëtinë ndërkombëtare, se debati mbi marrëveshjen për taksat do të përcaktojë nëse ekonomia amerikane bën hapa para ose prapa.

Ai tha se nëse Kongresi nuk e miraton marrëveshjen, do të kishte humbje vendesh pune.

Ai tha se miratimi i projekt-ligjit do të bënte të mundur që të mos kishte rritje taksash për amerikanët në janar dhe do t’u jepte bizneseve një shtysë për të investuar dhe për të hapur më shumë vende pune.

XS
SM
MD
LG