Lidhje

Demonstrata në Serbi: Dhjetra mijëra pjesëmarrës

  • Zëri Amerikës

Demonstrata në Serbi: Dhjetra mijëra pjesëmarrës

Demonstrata në Serbi: Dhjetra mijëra pjesëmarrës

Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës në Serbi kanë marrë pjesë në një tubim kundër qeverisë, duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohëshme dhe reforma ekonomike.

Protesta u organizua nga udhëheqësi i Partisë Përparimtare Serbe, Tomisllav Nikoliç, i cili mbajti një fjalim para ndërtesës së parlamentit në Beograd.

Policia serbe vlerëson se në tubim pati të paktën 55 mijë njerëz. Dëshmitarë të tjerë thonë se turma arrinte afër 70 mijë vetë.

Zoti Nikoliç bëri thirrje për paga më të larta dhe për fundin e korrupsionit në qeveri. Ai përmendi protestat e kohëve të fundit nëpër rrugët e Tunizisë dhe Egjiptit, duke thënë se qeveritë në mbarë botën po mësojnë se duhet të dëgjojnë popullin.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi priten të zhvillohen më 2012, por opozita dëshiron që ato të mbahen më herët.

Partia nacionaliste e zotit Nikoliç, e cila ndodhet në opozitë, ka fituar përkrahje muajve të fundit në Serbi, ndërkohë që vendi përpiqet të rimëkëmbet nga recesioni ekonomik botëror.

XS
SM
MD
LG