Lidhje

Debati presidencial i demokratëve


Pas dy debateve të kandidatëve republikanë, demokratët që synojnë presidencën kanë sot në mbrëmje radhën të shprehin idetë dhe mendimet e tyre në Las Vegas, ku do të mbajnë debatin e parë për fushatën zgjedhore të vitit 2016.

Si kandidatja që kryeson në partinë e saj, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit do të jetë në qendër të debatit si fizikisht ashtu edhe në mënyrë të figurshme, pasi ajo do të qëndrojë në skenë në mes të katër pjesëmarrësve të tjerë.

Sipas anketave të fundit, zonja Clinton është në krye me 40 për qind mbështetje, ndërsa rivali i saj kryesor, senatori nga Vermonti Bernie Sanders ka 25 për qind.

Në një kontrast të dukshëm me garën republikane, demokratët kanë shpenzuar shumë më pak kohë në fushatë duke folur për njëri-tjetrin, duke e bërë debatin e sotëm një forum interesant për politikat e tyre dhe për të krahasuar përvojat e tyre.

Një ndryshim tjetër i dukshëm është numri i kandidatëve, vetëm pesë në krahasim me numrin e republikanëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG