Lidhje

Rusia kërkon shpjegime nga SHBA për arrestimet e 10 personave të dyshuar për spiunazh


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska do të kërkojë një shpjegim nga Uashingtoni rreth arrestimeve në Shtetet e Bashkuara të 10 të dyshuarve për spiunazh ndaj Rusisë.

Zoti Lavrov citohet nga agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë se çështja nuk iu është sqaruar zyrtarëve rusë.

Të 10 të dyshuarit të arrestuar të djelën në shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Masaçusets dhe Virxhinia u akuzuan dje për konspiracion për të vepruar si agjentë të paautorizuar të një qeverie të huaj. Të gjithë përveç dy personave u akuzuan gjithashtu për pastrim parash.

Një person i 11 i implikuar në rrjetin e spiunazhit është ende në kërkim.

Në dokumentat e gjykatës, Departamenti amerikan i Drejtësisë i cilëson të akuzuarit si persona ilegalë të ngaruar me detyrë afatgjatë nga agjencia ruse e spiunazhit SVR. Aty thuhet se qëllimi i tyre ishte të amerikanizoheshin në mënyrë që të mblidhnin informacione nga qarqet e hartuesve të politikës amerikane.

XS
SM
MD
LG