Lidhje

Japin dorëheqjen tre zyrtarë të lartë të DASH-it


Lajmet bëjnë të ditur se tre zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit kanë dhënë dorëheqjen, pas një komision i pavarur që hetoi sulmin terrorist të 11 shtatorit në Libi, ku mbetën të vrarë katër amerikanë, arriti në përfundimin se segurimi në misioni amerikan në Bengazi ishte tejet e pamjaftueshëm.

Lajmet e dhëna nga kanalet televizive CBS dhe CNN, si dhe nga agjencia e lajmeve Associated Press, citojnë burime të panjejtësuara të departamentit të kenë thënë dje se shefi i sigurimit diplomatik, ndihmës sekretari i Shtetit Eric Boswell, zv/ndihmës sekretarja për programet ndërkombëtare, Sharlinë Lamb dhe një zyrtar tjetër që nuk është identifikuar ende kanë dhënë dorëheqjen.

Dorëheqjet e njoftuara pasojnë përfundimet e një raporti për gjendjen e sigurisë së misionit, në të cilin thuhet se keqmenaxhimi i vazhdueshëm i sigurisë nga dy byro të Departamentit të Shtetit çuan në dështimin e mbrotjes së konsullatës. Në raport thuhet gjithashtu se personeli i sigurisë diplomatike në konsullatën amerikane në Bengazi ishte i pamjaftueshëm, megjithë kërkesat e përsëritura nga diplomatët në Libi për personel shtesë.
XS
SM
MD
LG