Lidhje

Der Spiegel: NSA ka përgjuar OKB-në


Revista gjermane Der Spiegel thotë se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar Kombet e Bashkuara, duke penetruar në sistemin e brendshëm të komunikimeve video të organizatës botërore.

Revista shkruan në numrin e djeshëm se të dhënat kanë dalë nga dosjet sekrete të nxjerra nga ish-kontraktori i shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden. Artikulli nuk specifikon kur u vu në dieni revista për këtë informacion, ose nëse e mori informatën direkt nga Snowdeni. Sipas artikullit të Der Spiegelit, përgjimi i OKB-së u bë nga mesi i vitit të kaluar.

Artikulli citon një dokument të Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare në të cilin autori mburret se ka arritur të futet në sistemin e telekonferencave me qark të mbyllur të OKB-së.
XS
SM
MD
LG