Lidhje

Der Spiegel: NSA, mbi 300 raporte mbi kancelaren Merkel


Revista gjermane Der Spiegel thotë se Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare kishte ruajtur mbi 300 raporte mbi Kancelaren gjermane Angela Merkel, një informacion që mund të lërë një gjurmë tjetër në marrëdheniet mes dy vendeve lidhur me programet amerikane të zbulimit.

Der Spiegel thotë se raportet ishin pjesë e informacioneve për krerë të huaj shtetesh, ku përfshiheshin edhe udhëheqësit e Perusë, Somalisë, Bjellorusisë dhe vendeve të tjera.

Në një artikull të numrit të sotëm, Der Spiegel shkruan se ky informacion ishte mes dokumenteve që kishte bërë publike ish kontraktori i NSA-së, Edward Snowden. NSA-ja thotë se ai kishte vjedhur 1.7 milionë dokumenta para se të arratisej dhe të kërkonte azil politik në Rusi.

Der Spiegeli thotë gjithashtu se një shërbim britanik zbulimi kishte depërtuar në kompanitë gjermane të internetit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG