Lidhje

Dështojnë përsëri përpjekjet për një zgjidhje mes minatorëve dhe kompanisë ACR


Dështojnë përsëri përpjekjet për një zgjidhje mes minatorëve dhe kompanisë ACR
Dështojnë përsëri përpjekjet për një zgjidhje mes minatorëve dhe kompanisë ACR

Në Shqipëri kanë dështuar edhe sot përpjekjet për një zgjidhje mes minatorëve të Bulqizës dhe kompanisë austriake ACR e cila ka në koncesion minierën.

Minatorët janë mbledhur sërish përpara ambjenteve të zyrave ku sërish ka patur prani të forcave të policisë. Përfaqësuesi i kompanisë austriake është takuar me një grup minatorësh duke kërkuar që një përfaqësi e tyre të ulet në bisedime, por duke kundërshtuar praninë e kreut të sindikatës Kol Nikolli i cili sipas tij po manipulon një pjesë të minatorëve dhe po pengon pjesën më të madhe të tyre që dëshiron t’i rikthehet punës.

Përfaqësuesi i firmës austriake deklaroi se janë pranuar tre kërkesat për rritjen e pagës, përmirësimin e kushteve të punës dhe transparencë në realizimin e investimeve. Por minatorët, të cilët ndërprenë grevën e urisë fundjavën e shkuar, kanë kundërshtuar shmangien e përfaqësuesve të sindiaktës në bisedime. Sipas kreut të sindikatës Kol Nikolli firma “Acr” për kërkon të përcajë minatorët duke këmbëngulur se për zgjidhjen e situatës nevojitet një marrëveshje institucionale me kompaninë koncesionare

XS
SM
MD
LG