Lidhje

Detroit: Plane për të hedhur në erë xhaminë


Detroit: Plane për të hedhur në erë xhaminë
Detroit: Plane për të hedhur në erë xhaminë

Autoritetet në shtetin amerikan të Mishigenit kanë arrestuar një njeri që thonë se planifikonte të hidhte në erë një nga xhamitë më të mëdha të vendit.

Policia në lagjen periferike të Detroitit në Dirborn tha dje se kishte arrestuar një 63-vjeçar në parkingun e Qendrës Islamike të Amerikës me një sasi të madhe fishekzjarresh të sofistikuara në makinën e tij. Autoritetet thonë se e kanë arrestuar personin, i cili jeton në Kaliforni, pasi një punonjës i një bari aty pranë kishte dëgjuar kërcënime për dhunë dhe kishte njoftuar policinë. Qindra njerëz ishin brenda xhamisë ku po merrnin pjesë në një ceremoni varrimi në kohën që u bë arrestimi javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG