Lidhje

Popullata myslimane pranë Detroitit


Për më shumë se një shekull, në qytetin e Hamtramck-ut në Miçigan, shumica e banorëve ishin me origjinë polake katolike. Qyteti u zhvillua kur lulëzoi industria e automjeteve, por mirëqenia dhe përbërja e tij kanë ndryshuar rrënjësisht gjatë dekadave të fundit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh njofton nga Hamtramck-u se ky qytet zgjodhi një Këshill Bashkiak në nëntor ku shumica e anëtarëve janë myslimanë.

3 nëntori ishte një natë e gëzuar për Saad Almasmari pasi ai fitoi shumicën e votive në garën për Këshillin Bashkiak të Hamtramck-un.

“Unë i dua njerëzit, më pëlqen t’i ndihmoj. Më pëlqen të ndihmoj komunitetin tim, qytetin tim”.

Almasmari, që është me origjinë nga Jemeni, ishte një nga tre myslimanët që fitoi një vend në këshill. Të tre ata morën shumicën e votave në një qytet që ka një nga përqindjet më të larta të banorëve që kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Ky qytet e ka nxjerrë veten në pah sepse shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë myslimanë”.

Osama Siblani është botues i gazetës Lajmet Arabo-Amerikane, që e botoi lajmin e fitores së Almasmarit në faqe të parë. Por këto zgjedhje bënë bujë edhe më shumë për momentin kur ndodhën.

///osama siblani, botues, Lajmet Arabo-Amerikane///

“Në një kohë kur ka kandidatë presidencialë që duan të ndalojnë myslimanët të vijnë vendin tonë, mylsimanët po bëhen shumicë në një nga qytetet pranë Detroitit. Prandaj ky qytet doli në lajme”.

Thirrja e kandidatit republikan Donald Trump për të ndaluar myslimanët që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar indinjatë në Hamtramck.​

“Ne, jemenasit, përbëjmë 27 për qind të popullsisë në Hamtramck. 22 për qind janë nga Bengali. 1 për qind janë boshnjakë. Të gjithë janë myslimanë. 65 për qind e popullsisë këtu është myslimane”.

Hamtramck është një shembull që tregon ndryshimin demografik që ka sjellë emigracioni i ri. Nga një qytet me punonjës katolikë polakë të industrisë së automjeteve, është kthyer në një shumicë myslimanësh, pronarë dyqanesh dhe biznesesh të vogla.

“Ne jemi mësuar me larminë etnike të qytetit tone dhe me fluksin e imigrantëve të rinj dhe ndryshimet që sjell në qytetin tonë. Kjo është pjesë e natyrshme e asaj që jemi ne. Dhe në fakt gjithë kjo vëmendje kombëtare dhe ndërkombëtare ka qenë befasuese”.

Një vëmendje që gjithsesi u fashit shpejt. Kur zoti Almasmari mori pjesë në takimin e tij të parë të Këshillit Bashkiak në janar, Zëri i Amerikës ishte vetëm një nga dy organet e medias që regjistroi këtë moment.

“Feja ime nuk do të jetë faktor në punën si anëtar i Këshillit. Këtu unë jam amerikan së pari dhe pastaj mysliman”.

Zoti Almasmari thotë se ka marrë rreth 75 kërkesa për intervista dhe ato po shtohen.

“Një nga gazetat më pyeti: ‘Nëse do të të jepej mundësia të takoheshe me zotin Trump, do ta bëje?’ Dhe tri ditë më pas, mora një email nga fushata e tij ku më pyesnin nëse kisha 15-20 minuta kohë që të takohesha me zotin Trump”.

Ai thotë se nëse takohet një ditë me zotin Trump, nuk do të flasë për fenë e tij. Ai do t’i kërkonte kandidatit që ta ndihmonte Hamtramck-un, që është në vështirësi financiare dhe ka një nga përqindjet më të larta të varfërisë në Miçigan.

XS
SM
MD
LG