Lidhje

Dhjetra mijëra pelegrinë shkojnë në Bethlehem për të festuar Krishtlindjet


Dhjetra mijëra pelegrinë shkojnë në Bethlehem për të festuar Krishtlindjet
Dhjetra mijëra pelegrinë shkojnë në Bethlehem për të festuar Krishtlindjet

Dhjetra mijëra njerëz morrën pjesë për festimet e Krishtlindjeve në Bethlehem të Bregut Perëndimor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Robert Berger, na sjell hollësi nga këto festime.

Mesha e Krishtlindjeve u mbajt në Kishëm e Lindjes së Krishtit, ku morrën pjesë kryesisht palestinezët e krishterë nga Bethlehemi. Disa metra më tutje, mijëra pelegrinë prisnin në radhë për të vizituar vendin, ku sipas traditës lindi Jezu Krishti. Eduard Langerak kishte shkuar aty nga Minesota e Shteteve të Bashkuara.

"Është mjaf entuziasmuese. Është frymëzuese të ndodhesh në këtë vend kaq të famshëm për mijëvjeçarë. Krishti është shumë domethënës për kaq shumë njerëz, duke më përfshirë edhe mua. Sikur vetëm nga ky kënd vështrimi është diçka mahnitëse”.

Bad Uellman është nga shteti i Floridës.

"Jam i mbushur me gëzim e lumtëri. Të forcon besimin të dish se ku lindi ai, ku lindi shpëtimtari ynë dhe këtu filloi gjithçka. Është një përvojë frymëzuese”.

Vizitorët ishin të mirëpritur nga pronarët palestinezë të dyqaneve në Sheshini Menxhër, si Nabil Jakaman.

"Falenderoj Zotin që shohim kaq shumë turistë këtu në Bethlehem".

Në të njejtën kohë, palestinezët e Bethlehemit shprehën keqardhjen për murin ndarës që ka ngritur Izraeli për të rrethuar qytetin. Ky ndërtim u bë pas një sërë shpërthimesh vetvrasëse, por zoti Jakaman thotë se muri është ndëshkim kolektiv..

"Ne jemi në një burg të vogël në Bethlehem. Kjo s’ka diskutim. Por ne shpresojmë se një ditë ai do të shembet si Muri i Berlinit”.

Megjithatë këto Kishtlindje u karakterizuan nga një shpirt i pazakontë bashkëpunimi mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Zyrtarët izraelitë thonë se rreth 100 mijë turistë vizituan Bethlehemin me rastin e festës, rreth dyfishi i vitit të kaluar. Ndalimi i veprimeve me dhunë solli numrin më të madh të turistëve në disa dekada në Bethlehem dhe Krishtlindje paqësore në Tokën e Shenjtë.

XS
SM
MD
LG