Lidhje

Dhjetra mijëra belgë marshojnë në Bruksel


Dhjetra mijëra belgë marshojnë në Bruksel
Dhjetra mijëra belgë marshojnë në Bruksel

Dhjetëra mijëra belgë kanë marshuar sot në Bruksel për të kërkuar formimin e një qeverie pas 7 muaj ngërçi mes partive që përfaqësojnë rajonet që flasin gjuhën flamande dhe rajoneve frengjisht folëse.

Rreth 30 mijë njerëz iu bashkuan sot protestës paqësore në kryeqytetin belg. Studentët që përfaqësonin të dy partitë belge organizuan këtë ngjarje përmes faqes së internetit facebook dhe e emëruan marshin “Turp.”

Një qeveri e përkohshme po e udhëheq Belgjikën që nga zgjedhjet e qërshorit të vitit të kaluar, të cilat përfunduan pa një fitues të qartë. Ngërçi 7 mujor është koha rekorde për një gjendje të tillë në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Marshimi i sotëm gjithashtu ka patur për synim promovimin e solidaritetit mes belgëve të veriut të cilët flasin gjuhën flamande dhe rajonit jugor të Wallonia-s që flasin frengjisht. Organizatorët thanë se njerëzit nga të dyja rajonet kërkojnë të njejtën gjë, ata duan një qeveri që respekton secilën parti, pavarësisht nga gjuha që flasin.

XS
SM
MD
LG