Lidhje

Dhjetra mijëra përkrahës të kryeministrit Putin u mblodhën në Moskë

  • Zëri Amerikës

Dhjetra mijëra përkrahës të kryeministrit Putin u mblodhën në Moskë

Dhjetra mijëra përkrahës të kryeministrit Putin u mblodhën në Moskë

Dhjetra mijëra përkrahës të kryeministrit rus Vladimir Putin u mblodhën sot në Moskë.

Turma pro-Putinit marshoi përgjatë Lumit të Moskës para se ndalonin në stadiumin Luzhniki për ta dëgjuar atë të fliste.

Zoti Putin u tha përkrahësve të tij se do të dilte fitimtar në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit.

Marshimi dhe mitingu ishin në përgjigje të disa demonstrative kundër zotit Putin që pritet të fitojë një mandate të tretë si president muajin e ardhshëm.

Protestat filluan në dhjetor pasi partia Rusia e Bashkuar shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare, megjithëse me një shumicë të ngushtë. Por grupet opozitare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë pretendojnë se votimi u shoqërua me shkelje, përfshi futjen e votave në kuti, konkurencën e kufizuar politike dhe mungesë të drejtësisë.

XS
SM
MD
LG