Lidhje

Egjipt, dhjetra mijra protestues përsëri në sheshe publike

  • Zëri Amerikës

Egjipt, dhjetra mijra protestues përsëri në sheshe publike

Egjipt, dhjetra mijra protestues përsëri në sheshe publike

Në Egjipt, të paktën 34 anëtarë të organizatës së ndaluar Vëllazëria Muslimane, u arratisën nga burgu sot në mëngjes, kur protestuesit çarmatosën rojet e qendrave të parandalimit. Anëtarët e kësaj organizate ishin mes mijëra të burgosurve që u arratisën nga burgjet gjatë protestave të dhunshme të cilat kanë trondituir Kajron, Aleksandrinë dhe qytete të tjera egjiptiane që nga dita e martë.

Dhjetra mijra protestues u mblodhën përsëri sot në sheshe publike për të vazhduar me thirrjet që kërkojnë largimin e Presidentit Hosni Mubarak pas 30 vjetësh në pushtet.

Nëpër rrugë ka një prani të madhe ushtarake. Deri tani nga dhuna janë vrarë më shumë se 100 protestues dhe janë plagosur rreth 1 mijë.

Media zyrtare egjiptiane njofton se qeveria ka urdhëruar mbylljen e zyrës së televizionit Al-Xhazira, i cili ka raportuar gjerësisht mbi protestat. Al Xhazira tha se kjo masë synon të shtypë informimin e lirë dhe të hapur.

Pas një nate djegiesh dhe plaçkitjesh, kudo shihet tymi i makinave dhe i ndërtesave të djegura.

Televizioni shtetëror njofton se në Kajro policia ka bërë 470 arrestime për zjarrvënie dhe plaçkitje. Shumë qytetarë të Kajros kanë krijuar grupe për mbrojtjen e lagjeve të tyre për të mos lejuar grabitjet e shtëpive megjithë ndalim-qarkullimin e shpallur mbrëmë.

Disa banorë thonë se policët janë sidomos aktivë në plaçkitje.

Njësi ushtarake janë pozicionuar pranë muzeve të Kairos, ku strehohen koleksionet më të çmuara të faraonëve.

Grabitësit kanë hyrë në dy vendvarrime të lashta dhe kanë shkatërruar dy mumje.

Ministria e Brendshme është e braktisur dhe ruhet nga ushtria pas përpjekjeve të protestuesve për ta sulmuar.

Njoftohet se përforcime të reja ushtarake po dërgohen në qytete të tjera egjiptiane për të mbrojtur pasurinë private dhe publike.

Ambasada amerikane në Kairo po i këshillon qytetarët e saj të largohen sa më shpejt nga vendi.

XS
SM
MD
LG