Lidhje

Dhjetra të vdekur nga shpërthimi vetvrasës në Bagdat

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët irakianë thanë se të paktën 59 veta u vranë dhe më shumë se 125 u plagosën në një shpërthim vetvrasës pranë një qendre rekrutimi të ushtrisë në Bagdat.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme tha se personi që bëri shpërthimin kishte në shënjestër rekrutët e rinj irakianë. Ky është shpërthimi më i përgjakshëm që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit javën e kaluar.

Shpërthimi u krye pranë një ndërtese që ka qenë Ministria e Mbrojtjes në kohën e Sadam Hyseinit. Ai vjen në vazhdën e një serie shpërthimesh që kanë vënë në provë forcat irakiane të sigurisë ndërkohë që trupat amerikane përgatiten t'u japin fund operacioneve luftarake.

Javën e kaluar, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Shtetet e Bashkuara do t'i japin fund operacioneve luftarake në Irak sipas planit në fund të këtij muaji. 50 mijë trupa amerikane do të mbeten në Irak për të shërbyer si forcë kalimtare.

XS
SM
MD
LG