Lidhje

Dhjetra të vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul

  • Zëri Amerikës

Dhjetra të vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul

Dhjetra të vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 52 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës me bombë në një qendër të shenjtë shiite në Kabul.

Zyrtarët thanë se autori i sulmit aktivizoi lëndët shpërthyese pranë xhamisë Abul Fazel, ndërsa besimtarët u mblodhën sot për të festuar festivalin shiit të Ashurës.

Ndërkohë, zyrtarët thanë se një shpërthim i dytë, i cili pati si objektiv një xhami në qytetin verior Mazar-e Sharif, shkaktoi 4 të vrarë.

Nuk është e qartë në se shiittë ishi objekt i sulmit të dytë me bombë. Festivali i Ashurës shënon martirizimin e Huseinit, nipit të Profetit Muhamed.

XS
SM
MD
LG