Lidhje

Dhjetra të vrarë nga dhuna në Jemen


Dhjetra të vrarë nga dhuna në Jemen
Dhjetra të vrarë nga dhuna në Jemen

Nga përleshjet në jug të Jemenit janë vrarë dhjetra persona ndërsa dhuna dhe trazirat që kanë mbërthyer vendin për muaj me rradhë, nuk po duket se do të ndalen.

Forcat qeveritare u përleshën me militantët islamik në qytetin jugor të Zinjbarit sot, më shumë se një javë mbasi qindra militantë morën kontrollin e qytetit.

Luftime të reja kanë shpërthyer në qytetin e dytë më të madh të vendit, Taiz. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar shpërthime dhe breshëri armësh në qytet. Si pasojë e dhunës në Taiz u vranë të paktën 4 njeëz.

Luftimet vazhdojnë ndërsa po shtohen zërat që presidenti i Jemenit Ali Abdullah Salehi të pranojë një marrëveshe të paqes të iniciuar nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i cili mund t’i japë fund pushtetit të tij 33 vjeçar.

XS
SM
MD
LG