Lidhje

Votimi në Kongres, shpresë për shmangien e mbylljes së qeverisë

  • Zëri Amerikës

Votimi në Kongres, shpresë për shmangien e mbylljes së qeverisë

Votimi në Kongres, shpresë për shmangien e mbylljes së qeverisë

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve do të votojnë sot për një plan që do të financonte përkohësisht qeverinë federale deri më 18 mars për të mënjanuar mbylljen e qeverisë këtë javë.

Negociatorët në Dhomën e kontrolluar nga republikanët kanë arritur një marrëveshje me senatin e udhëhequr nga demokratët, për të shkurtuar 4 miliardë dollarë nga buxheti i këtij viti, disa nga programe që presidenti Obama ka kërkuar të eliminohen dhe të tjerat nga përfundimi i praktikave të përgjimit.

Projektligji i shpenzimeve të përkohshme i jep Kongresit dhe administratës Obama më shumë kohë për të arritur një marrëveshje për planin e shpenzimeve për pjesën tjetër të vitit fiskal që përfundon më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG